-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha zbulon letrën e Rusisë: Po na kërcënojnë, Tirana të reagojë

Kryesoret

Sali Berisha ka zbuluar nga foltorja e Kuvendit në drejtim të qeverisë shqiptare ka mbërritur nje letër kërcënuese nga ambasada ruse në vendin tonë.

Berisha e ka cilësuar letrën si kërcënim për shqiptarët, por pa dhënë detaje për të. Ai thekson se kjo është rrjedhojë e kapitullimit të argatit të Beogradit në Tiranë, Ramës.

“Dua të dënoj këtu letrën kërcënuese të ambasadës ruse në Tiranë drejtuar Shqipërisë dhe dua të theksoj se letra është një fyerje dhe kërcënim për çdo shqiptar dhe është rrjedhojë e kapitullimit të argatit të Beogradit në Tiranë, Ramës. Par asnjë shantazhi primitiv, të paprecedentë me të cilin përballet Europa, sot Rusia tejkalon si forcë e të keqes çdo forcë në kërcënim që ka njohur historia.

Kërcënon të përdorë armë bërthamore kundër vendeve të lira, të pushtojë një vend fqinj.  Të përpiqet të shkatërrojë NATO-n dhe vendi i vetëm që ka heshtur si fija e barit ndaj këtij shantazhi është një vend anëtar i NATO-s. Parlamenti duhet me urgjencë të votojë një rezolutë ku të shprehë solidaritetin me Ukrainën”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit