-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë i kërkuan Kurtit emisarët? Mediat e huaja analizojnë vizitën e Eskobar dhe Lajçak

Kryesoret

Vizita e emisarëve ndërkombëtarë Gabriel Escobar dhe Mirsolav Lajçak në Kosovë është raportuar dhe nga mediat ndërkombëtare.

Reuters dhe Washington Post shkruajnë se diplomatët i kërkuan Kosovës që ta respektojë marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Escobar dhe Lajçak qëndruan në Kosovë për tre ditë, vizitë kjo që kishte të bënte me dhënien fund të dialogut me Serbinë dhe arritjes së një marrëveshje finale.

Sipas mediave, Escobar e Lajçak kërkuan që të zbatohet marrëveshja për komunat me shumicë serbe.

Washington Post dhe Reuters raportojnë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka kundërshtuar këtë marrëveshje, duke thënë se ajo minon sovranitetin e vendit dhe u jep autonomi të gjerë serbëve, që përbëjnë pesë për qind të popullsisë.

Escobar ka bërë thirrje që marrëveshja për komunat serbe të zbatohet, duke thënë se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës janë të garantuara.

Sa i përket Lajçak, ky i fundit u ka bërë thirrje autoriteteve knë Prishtinë që të mos frikësohen.

“Mos kini frikë nga diçka që nuk ekziston dhe askush nuk do t’ua imponojë. Jini të sigurt në vetvete, të vetëdijshëm për faktin se ju jeni bashkudhëheqës në këtë proces dhe jeni partnerë të barabartë”, ka deklaruar Lajçak.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit