-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haxhiu i PDK-së kundër Kurtit: I paaftë në menaxhimin e COVID-19

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu i kërkon qeverisë Kurti të ndryshojë masat kufizuese që janë në fuqi për parandalimin e pandemisë së koronavirusit.

Haxhiu thotë se qeveria ka treguar paaftësi në menaxhim të situatës së krijuar nga COVID-19 dhe zbatimin e masave parandaluese që ka vendosur.

Ai ka thënë se shumë vende të BE-së i kanë hequr masat kufizuese, pasi sipas tij vdekshmëria nga Omicroni është më e ulët se e gripit sezonal.

Komenti i tij vjen disa orë para se komiteti i ekspertëve të mblidhet për rishqyrtimin e masave.

Postimi i plotë i tij:

Qeveria duhet ta shfuqizojë vendimin për masat kufizuese për COVID-19, dhe ta liroj vendin nga masat joefektive.

Çfarë masa janë këto, kur përsonat e diagnostifikuar me covid, e të karantinuar në Austri vijnë për pushime në Kosovë?!

Për çka ka vendos Qeveria kufizime kur të infektuarit nga shtetet tjera pa asnjë problem hyjnë në Kosovë, e në anën tjetër masat i respektojnë vetëm në kufirin me Shqipërinë.

Qeveria është treguar e paaftë në menaxhim të pandemisë dhe zbatim të masave që i ka vendos.

Masat kufizuese të Qeverisë po përdoren vetëm për ndëshkim të qytetarëve e bizneseve për mbushje të Buxhetit të Shtetit.

Vendet si Anglia, Franca, Danimarka, Norvegjia etj., tani i kanë hequr masat kufizuese, sepse hospitalizimi dhe vdekshmëria nga Omicron është më e ulët se e gripit sezonal.

Qeveria duhet të merr vendim të largoj masat kufizuese e të hapet vendi, pasi më nuk kanë asnjë kuptim masat në situatën aktuale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit