Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, mbërrin sot në Kosovë për vizitën e saj të parë zyrtare që nga marrja e detyrës në vitin 2024. Ajo do të zhvillojë takime me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Sipas njoftimeve zyrtare, Kos fillimisht do të takohet me Haxhiun në orën 10:00, ndërsa takimi me Kurtin është planifikuar në 10:45. Vizita e Komisioneres synon të forcojë dialogun ndërmjet institucioneve kosovare dhe Bashkimit Evropian dhe të diskutohen çështjet e integrimit evropian të vendit.
Ky udhëtim zyrtar vjen pas anulimit të vizitës së mëparshme më 12 mars, për shkak të zhvillimeve politike që pasuan shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës nga presidentja Vjosa Osmani.









