-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria: Nafta do të vazhdojë të rritet

Kryesoret

Çmimi i naftës pritet të ketë rritje edhe në 6 muajt e ardhshëm. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj nga Bilishti tha se kjo rritje do të vazhdojë edhe për 6 muaj të tjerë, pasi sipas saj është e “detyruar” nga ana e bursës.

Megjithatë ajo ka premtuar se qeveria do të ndërmarrë masa për të ndihmuar “xhepin” e qytetarëve, por vetëm nëse rritja është konstante. 

“Çmimi i naftës në Shqipëri, njësoj si në Zvicër? Do të publikojmë një analizë të detajuar. Do ta bëjmë publike që të gjithë të jenë të qartë se sa është pesha e taksave dhe e rritjes së çmimit dhe pse rritja me 8 lekë është ndikuar apo jo. Çmimet e bursës për naftën kanë muaj që kanë në rritje, ka që në vitin 2020, rritja do të vazhdojë edhe për një 6-mujor tjetër. Do të ketë një rritje tjetër nëse do të ketë në bursë. Qeveria mund të ndërhyjë me politika mbështetëse kur ka rritje të qëndrueshme,”-tha në fjalën e saj ministrja Ibrahimaj.

Çmimi i naftës në Shqipëri është rritur duke kapur vlerën e 194 lekëve për litër, duke hapur të njëjtën kosto si në Zvicër. /5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit