-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Presioni” jep efekt, BE: Kurti e Vuçiç gati të vijnë në Bruksel për dialog

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Kosovës Vuçiç shumë shpejt pritet që t’i rikthehen dialogut me ndërmjetësimin e Brukselit. Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, në një konferencë për shtyp në Beograd, deklaruan se në Prishtinë dhe Beograd kanë thënë se gjithçka që është rënë dakord duhet të përmbushet.

“Gjithçka që është rënë dakord duhet të zbatohet dhe do të zbatohet dhe kjo është pjesë e procesit që duhet të zhvillohet paralelisht me negociatat për marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme”, tha Lajçak.

Sipas Escobar, qëndrimi amerikan është se duhet të diskutohet për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. “Ne nuk kemi një vizion se si kjo duhet të realizohet në realitet, është te të dyja palët të diskutojnë në dialog që mbështet nga BE-ja, por ne do të mbështesim çdo marrëveshje – politikisht, financiarisht dhe teknikisht”, tha Escobar në konferencën për media në Beogradi, transmeton Telegrafi.

“Ne besojmë se rruga e Serbisë dhe Kosovës është drejt kësaj [BE-së] përmes dialogut” tha Escobar.

“Qëndrimi ynë është që gjithçka që është rënë dakord në dialog duhet të zbatohet dhe ky është mesazhi që e kemi përcjellë në Prishtinë”, tha Escobar, kur është pyetur për Asociacionin.

Më pas Lajçak foli për dialogun në Bruksel. “Duhet të arrihet një konsensus për modalitetet, dhe kjo është çështje e dyja palëve, kurse BE-ja dhe SHBA-ja janë të gatshme të bëjnë pjesën e tyre të punës.

Kur është fjala për vazhdimin e dialogut, si presidenti Vuçiç ashtu edhe kryeministri Kurti kanë thënë vazhdimisht se janë të gatshëm të vijnë në Bruksel, kurdo që t’i ftojmë. Të dy janë të përkushtuar ndaj procesit, e kuptojnë se sa i rëndësishëm është dhe cilat janë pritshmëritë e qytetarëve”, tha Lajçak.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit