Elivison Dimo është ekstraduar nga shteti grek për një vrasje të kryer me paramendim në vitin e mbrapsht 1997. Por si është historia e kësaj ngjarje që e detyroi të riun të kryente kriminë e rënd?
Nga dosja hetimore e Gjykatës së Fierit mësohet se Dimo është dënuar 12 vite pas ngjarje me 20 vite burgim, për vrasjen e Sabri Bregasi.
Sipas prokurorisë ngjarja mësohet të ketë ndodhur në 31 korrik 1997, por çështja ka qenë e pezulluar nga 8 shkurti i 1999 deri në 2006.
Pas emigrimeve në vitet e para të demokracisë, Elvison Dimo shkon për të punuar në shtetin fqinj, Greqi. Po atë kohë viktima i kërkon 2 mijë dollarë borxh të atit të Elvisonit. Këtë shumë Bregasi e lë me interes tek një person tjetër, i cili më pas falimenton, dhe viktima arriti të kthente vetëm një pjesë të borxhit.
Dimo dhe Bregasi ishin takuar shpesh me njëri tjetrin për të zgjidhur çështjen e borxhit, por situata shpesh kishte degjeneruar edhe në sherre banal.
Ditën e ngjarjes ai i ka shkuar Bregasit në vendin e punës dhe ka qëlluar mbi të me një breshëri plumbash duke thënë se ishte zvarritje e tij e borxhit që e detyroj të kryente krimi.