-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Roma nuk lëshon “pe”, kushtet për shqiptarët për të hyrë në Itali

Kryesoret

Rregullat për të udhëtuar nga Shqipëria në Itali nuk kanë ndryshuar. Të gjitha kushtet që janë deri tani në fuqi janë shtyrë deri në 31 mars 2022. Kjo do të thotë se për të shkuar në Itali duhet tamponi negativ dhe karantim 10 ditor.

Njoftimi i plotë

Deri më 31 mars 2022, shqiptarët të cilët udhëtojnë nga Shqipëria në Itali, u mundësohet hyrja nëse gëzojnë statusin e rezidencës. Qytetarët shqiptarë që nuk janë rezident në Itali, mund të udhëtojnë drejt territorit italian vetëm për:

– nevoja pune;

– rrethana urgjence;

– motive shëndetësore;

– motive studimi;

– kthim në venbanim, banesë apo rezidencë të vetën, ose të personave, edhe jo bashkëjetues, me të cilët ka një marrëdhënie afektive të provuar e të qëndrueshme.

Udhëtari duhet të zbatojë:

detyrimin e kryerjes dhe pajisjes gjatë udhëtimit me një test (tampon) molekular ose antigjenik negativ për Covid-19, i cili duhet kryer brenda 72 orëve para hyrjes në Itali;

detyrimin e vetëkarantinimit 10 ditor sapo të ketë hyrë në Itali;

detyrimin e kryerjes së një tamponi tjetër në përfundim të periudhës 10 ditore;

detyrimin të plotësojnë një formular specifik të lokalizimit në format dixhital, përpara se të hyjnë në territorin italian (🔗 https://www.euplf.eu/it/eudplf-it/index.html).

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit