Zdravko Krivokapiq ka thënë se e di që nga nesër nuk do të jetë më kryeministër.
Sipas mediave në Mal të Zi, që i referohet Telegrafi, Krivokapiq ka thënë se kjo qeveri, nuk mundi t’i mbijetojë sulmit nga brenda.
“E dija se këtë sulm do ta bënin ata që morën më së shumti nga kjo qeveri, që punuan më pak dhe bënë më shumë zhurmë”, ka thënë Krivokapiq.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e ardhshme kur do të votojnë “t’i hapin sytë mirë”.
“Kujtoni kë keni zgjedhur dhe si do të zgjidhni në të ardhmen. Kurrë më mos zgjidhni ata që nuk do të përfaqësojnë interesat tuaja”, tha Krivokapiq.