Presidenti Ilir Meta mori sërish sonte në mbrojtje Sali Berishën që është shpallur non grata nga SHBA.
“Nuk i lëviz asgjë atyre që kam thënë, koha Berisha po të ishte i korruptuar nuk dilte të mbronte veten. Nuk do mërzitesha nëse SHBA do shpallte non-grata Kryemadhi që dogji mandatin.
Por si President i Republikës të shpallet non-grata zonja e nderuar Liri Berisha e cila i ka shërbyer njerëzve, edhe sot që është në pension u shërben fëmijëve me probleme të autizmit.
Kjo për mua është e papranueshme por ata kanë marrë këtë vendim. Gjithçka që kërkon t’i shërbejë propagandës së një qeveria që synon asgjësimin e opozitës është e papranueshme. Të pranoj unë nga zonja Bilali dhe krushku i Muzinit të bëjnë moral kjo është e papranueshme”tha ai.