Thuhet se kur zgjohemi nga gjumi në mëngjes duhet të rregullojmë shtratin, si një nga mënyrat për të pature zakone pozitive në jetën tonë.
Por ekspertët thonë se nuk duhet ta rregulloni menjëherë. Duhet ta lini për rreth një orë për të larguar nxehtësinë e krijuar nga trupi e për të larguar bakteret që janë grumbulluar gjatë gjumit.
Pasi të zgjoheni, hapni dritaren ose të paktën derën e dhomës në mënyrë që të qarkullojë ajri.
Ekspertët thonë se nëse e rregulloni shtratin në mëngjes menjëherë, rrezikoni që të mbani bakteret mikroskopikë, më të vegjël se një milimetër, që ushqehen me lëkurën e njeriut dhe jetojnë në mjedise të lagështa.