Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka komentuar mbi propozimin e armëpushimit të Presidentit rus, Vladimir Putin, që u bë i njohur më 9 maj.
Zelensky ka shprehur gatishmërinë e Ukrainës për të shqyrtuar mundësinë e një armëpushimi afatgjatë, por ka theksuar se çdo iniciativë duhet të sigurojë një paqe të qëndrueshme dhe siguri të besueshme për popullin ukrainas.
“Do të sqarojmë nëse po flasim për disa orë siguri për paradën në Moskë apo për diçka më shumë. Propozimi ynë është të arrihet një armëpushim afatgjatë, duke siguruar siguri të besueshme dhe paqe të qëndrueshme për popullin”, vuri në dukje ai.









