-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Recepsionistja i kërkoi kartën e identitetit, si nisi sherri në hotel mes klientit dhe pronarit

Kryesoret

Jam mësuar detaje të reja nga ngjarja në Tiranë në rrugën “Tre vëllezërit Kondi”, ku një 30-vjeçar tentoi të vriste me armë zjarri pronarin e një hoteli.

I arrestuari Ervin Selita, reper i njohur me emrin Vinz, tentoi të vriste një nga pronaret e hotelit, shtetasin Zeni Xhindi, pasi fillimisht u konfliktua me recepsionistin e hotelit. Kjo e fundit nuk e la të hynte në hotel me partneren e tij 30-vjeçare, gjithashtu e arrestuar nga policia pa i dhënë kartën e identitetit dhe konflikti vijoi më pas me një nga pronarët e hotelit.

Në kërkim u shpallën Xhuliano Selita dhe Erjon Mici, shokët e shtetasit Ervin Selita që i erdhën në ndihmë gjatë konfliktit dhe më pas fshehën armën me të cilën 30-vjeçari qëlloi për të vrarë pronarin e hotelit.

Deklarata e policisë

Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri.

Vihet në pranga një 30-vjeçar që tentoi të vriste me armë zjarri pronarin e një hoteli. Në pranga edhe një 30-vjeçare, për moskallëzim krimi, e cila shoqëronte 30-vjeçarin në momentin e konfliktit.

Gjithashtu, në kërkim për moskallëzim krimi dhe fshehje të provave, edhe dy shokët e 30-vjecarit, të cilët i erdhën në ndihmë atij, gjatë konfliktit. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit për një konflikt me armë në ambientet e një hoteli, në rrugën “Tre Vëllezërit Kondi”, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Parandalimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. S., 30 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”;

E. D., 30 vjeçe, e cila shoqëronte shtetasin E. S., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasve: E. M., 26 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe  Xh. S., 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Vijon puna intensive për kapjen e tyre. 

Shtetasi E. S., gjatë konfliktit në ambientet e hotelit, ka tentuar të vrasë me armë zjarri njërin nga pronarët e hotelit, shtetasin Z. Xh. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit