Presidenti Ilir Meta duke komentuar letrën e Rusisë për Shqipërinë shpreh se vendi ynë është anëtar i NATO-s dhe qëndrimet tashmë dihen dhe janë për zgjidhjen e krizës në mënyrë diplomatike.
“Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Nesër do të takoj ambasadorin e Ukrainës në vendin tonë edhe për t’i shprehur përkrahjen këtij vendi mik dhe shpresojmë tek diplomacia për të evituar konfliktin atje” tha ai.