-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Selenicë: Shkëndija elektrike shkrumbon shtëpinë, fatmirësisht nuk ka të lënduar

Kryesoret

Gjatë ditës së sotme është njoftuar nga policia se është djegur banesa e shtetasit Nj. H,

në fshatin Velçë të Selenicës.

Siç bëhet me dije, flakët kanë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka të lënduar.

“Me datë 03.02.2022, rreth orës 14:30 në fshatin Velçë, Selenicë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa e shtetasit Nj. H.,ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit,” shprehet në deklaratën e saj policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit