Në takimin që u zhvillua mbrëmë në Beograd, mes përfaqësuesit special të BE-së Mirsolav Lajçak dhe të dërguarit special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, thuhet se u diskutua një takim i mundshëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Sipas medias serbe, Danas, Escobar dhe Lajçak do përpiqen të bindin presidentin serb Aleksandar Vuçiç që të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, para zgjedhjeve në Serbi, këtë muaj ose në fillim të marsit.
Raporti i Danas bazohet në burime diplomatike.