-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tentoi të vriste pronarin e hotelit në Tiranë, zbardhet dëshmia e reperit: Isha i dehur, ata më njohin

Kryesoret

Policia e Tiranës vuri në pranga 30-vjeçarin Ervin Selita, i cili është një reper i njohur në Shqipëri, ku njihet me emrin Vinz, pasi dyshohet se tentoi të vrisje me armë zjarri pronarin e një hoteli në Tiranë, pasi i kërkoi kartën e identitetit vajzës që po e shoqëronte atë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë konfliktit brenda ambienteve të hotelit, në rrugën “Tre Vëllezërit Kondi”, ku 30-vjeçari ka tentuar të vrasë me armë zjarri pronarin e hotelit Zeni Xhindi.

Ngjarja nisi e kur 30-vjeçari fillimisht u konfliktua me recepsionistin e hotelit se nuk e la te hynte në hotel me të dashurën e tij pa i dhënë kartën e identitetit, por më pas sherri agravoi edhe më tej ku u përfshi edhe pronari i hotelit. Kjo ka bërë që 30-vjeçari të nxirrte armën dhe ta vriste, por ka ndërhyrë policia.

Vinz është një reper i njohur, me origjinë nga Bulqiza dhe jeton në Londër. Reperi është një emër jo pak i njohur, jo shumë për muzikën e tij, sesa për përfshirjen në bandën ‘Hellbanianz’ në Londër, që kontrollojnë tregun e kokainës atje. Gazeta britanike, Daily Mail, i ka kushtuar edhe një artikull kësaj bande, ku shkruante se përdorin muzikën si një ‘trampolinë’ për qëllimet e tyre kriminale, me këngë me tekste të dhunshme, ku ekspozonin edhe jetën e tyre luksoze.

30-vjeçari Ervin Selita do të përballet me veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”;  dhe e dashura e tij  E. D., 30 vjeçe, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Ndërkohë, është zbardhur dëshmia që ka dhënë reperi pasi u arrestua nga policia. Ai është shprehur se ka qenë në gjendje të dehur, i pavetëdijshëm se çfarë ishte duke bërë.

“Shkoja shumë shpesh te hoteli dhe isha klient i zakonshëm. Ata më njohin mua, unë nuk e di pse i kanë kërkuar kartën e identitetit vajzës me të cilën isha. Nuk isha i vetëdijshëm se çfarë po ndodhte sepse isha nën efektin e alkoolit”, mësohet të ketë thënë Ervin Selita.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit