Pas 5 viteve beteja mbyllet me burg. Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është dënuar me vendim të formës së prerë me 3.4 vite burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit.
Prokuroria kërkoi 12 vite burg, gjykata e dënoi me 5 vite, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ulet 1/3 dhe në finale dënohet me 3.4 vite.
Pasi dëgjoi palët, gjykata vendosi që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të dënohet për dosjen Habilaj.
“Provohet lidhja e Saimir Tahirit me grupin Habilajt duke cenuar interesin e shtetit. Provohen kontaktet e Saimir Tahirit me vëllezërit Habilaj dhe faktin që ka marrë dhurata” tha gjykata.
Ndryshe nga shkalla e parë, Apeli vendosi që të hiqte konvertimin e dënimit në shërbim prove. Vendimi shkaktoi tronditje të fortë te ish-ministri që nga pamjet dukej se nuk e zinte vendi. Po ashtu, shtangie pati edhe te avokati i tij Maks Haxhia.
Tahiri kërkoi që të reagonte për mediat, por nuk u lejua nga policia. Pas vendimit media u nxor jashtë në pritje të vulosjes së vendimit dhe arrestimit të ish-ministrit në sallën e gjyqit për ta dërguar për të vuajtur dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme.
/5pyetjet.al