Nga Artan Fuga
“Ore po me këto pyetje do ta shkarkojë Gjykata Kushtetute presidentin Ilir Meta?
Duke e pyetur se çfarë donte të thoshte me shprehjen se do t’i pritet dora kujtdo që vjedh votat!!!
Por ajo është metaforë o njerëz! Pse letërsi do të bëni tani?
Ja t’ju jap një shembull: Dikush i thotë tjetrit: Ik bëj shurrën! Kjo nuk do të thotë se ky i fundit e merr seriozisht dhe shkon urinon në ndonjë cep!
Se po bëhemi qesharakë tani!”
Më tej ai shton:
“Ore ky vendimi i ish Kuvendit për të shkarkuar Metën është bërë sikur të marrësh seriozisht vullnetin e dikujt që nuk ekziston fare dhe që procedurat e shprehjes së vullnetit nuk kanë mbaruar, ndërkohë që ai ka vdekur!
Po Kuvendi i mëparshëm ka mbaruar mandatin, ka vdekur!
Po pse o Gjykata Kushtetuese me vullnetin e deputetit Jenisheri, a tjetri merret! Po ata kush e di ku janë e çfarë mendojnë tani!
Ore mjaft se lamë nam për kokë time! – do të thoshte ai i madhi nga Korça!”
/5pyetjet.al