-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbrojtja denoncon skandalin: Gjykata Speciale fshehu provat që shfajësojnë krerët e UÇK-së

Kryesoret

Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë prej vitesh mban të fshehura provat që do të nxirrnin të pafajshëm krerët e UÇK-së. Kjo akuzë ka ardhur pikërisht nga mbrojtja e ish eprorëve të UÇK-së.

Prokuroria ka manipuluar gjykatësin e Gjykatës Paraprake, që nga nisja e hetimeve, ngritja aktakuzës dhe konfirmimit i saj. Prokuroria përmes fshehjes së provave ka bllokuar lirimin me kusht të krerëve të UÇK-së, edhe pse mbrojtja e tyre kishte bërë me dhjetëra kërkesa.

Kjo ishte pika që ka shqetësuar mbrojtjen e krerëve të UÇK-së. Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Gregory Keohe, akuzon Prokurorinë për fshehjen e këtyre provave.

Keohe ka prezantuar disa fakte, të cilat dëshmojnë se Prokuroria ka fshehur deklaratën e ish-shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Dan Everts.

“Dhuna pas 1999 nuk ishte pjesë e një fushate të organizuar nga udhëheqësit shqiptarë”, kishte thënë Everts.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit