-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hapet dera e burgut edhe për ish-drejtorin e Tahirit

Kryesoret

Sot nuk u dënua vetëm ish-ministri Saimir Tahiri, por edhe ish-drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela. Ky i fundit është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg dhe akuzohet për shpërdorim detyre. Në nëntor të 2017 prokuroria e akuzoi Çelën se në bashkëpunim me ministrin Tahiri ndihmoi bandën e Habilajve për të trafikuar drogë.

Në deklaratën e tij Çela thekson se është i pafajshëm teksa këmbëngul se nuk i njeh anëtarët e bandës së Habilajve. Ai shprehet se në dosjet e çështjes emri i tij nuk përmendet në asnjë përgjim apo komunikim mes të dyshuarve.

Ndaj tij u ngritën akuzat për shpërdorim detyre, trafik droge, aktivitet dhe përfshirje në grup të strukturuar kriminal, por Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda e dënoi me 3 vite e 4 muaj burg vetëm për shpërdorim detyre. Sakaq, pas dhënies së dënimit Çela ka qenë për pothuajse 3 vite në arrati dhe u vetëdorëzua në 16 maj të 2020.

Argumentet e gjykatës për Jaeld Çelën

1. Është ekzekutuar episodi i trafikimit të lëndës narkotike prej 880 kg kanabis me peshkarexhën ‘Fatima’ në datat 5 dhe 6 maj 2015 ku ka pasur një përfshirje të lartë të policisë dhe funksionarëve shtetëror që kanë bashkëpunuar me të pandehurit në procedim të lidhur ku këto të fundit kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal që merrej me këtë veprimtari.

2. Është evindetuar një shkallë mjaft e lartë e kultivimit të kanabisit në territorin e Policisë Vlorë. aktivitete këto të paligjshme dhe furnizuese të drejtpërdrejta lidhur me trafikun e lëndëve narkotike.

3. Gjykata konstaton se këto fakte janë shoqëruar në të njëjtën periudhë me mbajtjen e lidhjeve nga i pandehuri me personat e përfshirë në këto veprimtari si dhe mosmarrjen e masave të duhura për të parandaluar dhe zbuluar këto vepra penale

4. Për Jaeld Celën ka konsumuar veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”

5. Lidhur me masën e dënimit të Jaeld Çelës gjykata e Apelit mban dënimin e gjykatës së shkallës së parë.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit