-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërkohet sqarim nga “Vetëvendosje” për shpenzimet e larta për karburant

Kryesoret

Këshilltari për shëndetësinë në kabinetin e kryeministrit Albin Kurti, Jusuf Ulaj reagoi për shpenzimet e deputetëve të Kosovës për karburant.

Ulaj në Facebook shkroi se pret reflektim nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes lidhur me këtë çështje dhe sqarim të saj.

“Shumë nga ne që në Lëvizjen Vetëvendosje jemi për parime dhe ndaljen e të këqijave në këtë vend, presim reflektim nga grupi parlamentar që na përfaqëson! Shpenzimet në karburante duhen sqaruar dhe ndalur”, shkruan Ulaj.

Reagimi i erdhi pasi të enjten është publikuar lista e dhjetra deputetëve që janë kompensuar për shpenzimet e karburantit, sepse kanë udhëtuar për të marrë pjesë në seancat e parlamentit.

Për periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2021, një deputet ka shpenzuar deri në 870 euro për karburant.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit