Policia e Kosovës ka identifikuar një burrë, i cili ka postuar një video në rrjetin social Tik Tok ku shihet se posedon armë.
Policia përmes raportit ditor ka njoftuar se të dyshuarit i është konfiskuar një revole pa fishekë.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në fshatin Davidovc të Shtimës.
Me vendim të prokurorit, nisën hetimet.