Ditën e sotme është marr vendimi nga GJKKO për ish ministrin Saimir Tahiri, dhe ky i fundit është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg. Direkt pas arrestimit të tij ka reaguar Lulzim Basha duke theksuar se akuzat e PD-së rezultuan të vërteta dhe se në krye të bandës në fakt qëndron vet Edi Rama.
“Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin dëshmon sa të vërteta kanë qenë akuzat e PD për përfshirjen e ish-Ministrit të Brendshëm në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Faktet e përfshirjes së tij në një grup të strukturar kriminal janë dëshmi e qartë se në krye të bandës është Edi Rama, njeriu që e emëroi, mbrojti dhe përdori çdo mekanizëm për të zvarritur dënimin e vartësit të tij. Saimir Tahiri dhe Lefter Koka janë vetëm dy nga hallkat e zinxhirit të krimit dhe korrupsionit që ka për autor dhe zbatues Edi Ramën!” është shprehur kreu demokrat në postimin e tij në Facebook.