-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reagon PD-ja e Berishës: Rama po bënë të pamundurën që opozita të përfaqësohet nga “Lulzim Brava”

Kryesoret

KQZ-ja nuk regjistroi ditën e sotme Berishën në koalicion me LSI-në, me argumentin se nuk ka parti dhe nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje. Kjo ka sjellë reagimin e Komisionit të Rithemelimit duke thënë se ky vendim i sotëm i KQZ është një tjetër manovër e Ramës, i cili po bënë gjithçka që opozitën ta përfaqësojë pengu i tij Lulzim Basha.

Komisioni i Rithemelimit shkruan se demokratet do votojnë për kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë” dhe jo për kandidatet e zarfeve të Lulzim Pazarit.

“Sot, njësoj si ne dt 8 Janar, shqiptaret u bene dëshmitarë se Rama po bën çdo gjë qe opozitën ta përfaqësojë pengu i tij Lulzim Brava dhe ish ministrat e tij. Por tashme demokratet e kane te qarte kush është opozita e vërtete! E kane te qarte nga humbjet e një pas njëshme këto 8 vjet te gjitha si pasoje e shitjes qe Lulzim Brava u beri sakrificave dhe kontributit te tyre për fryrjen e xhepit familjar. Ata kane pare qartësisht aferat e përbashkëta te pazarit Rama – Basha për portin e Durrësit dhe ndërtimet tek “5 Maji”. E kane edhe me te qarte nga helmi dhe burgu qe Lul Kimiku u dha brenda shtëpisë se tyre ne dt 8 Janar me policinë Edi Ramës.

Por nuk ka procedure, tutor apo pazar qe do e shpëtoja Lulzim Bravën nga verdikti i votës! Ne dt 6 Mars demokratet do votojnë si njerëz të lirë për kandidatet e “Shtëpisë së Lirisë” te cilët, ne ndryshim nga kandidatet e zarfeve te Lulzim Pazarit, ata i zgjodhën vete përmes parimit një anëtar një vote”, shkruan Komisioni i Rithemelimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit