Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u dënua me 3.4 vite burg me vendim të formës së prerë ditën e sotme nga gjykata e Apelit për shpërdorim detyre, pasi sipas gjykatës provohet lidhja me grupin e Habilajt për trafikun e drogës
Pas përfundimit të seancës gjyqësore, vendimi shkaktoi tronditje të fortë te Tahiri dhe avokati i tij, Maks Haxhia. Policia nuk e lejoi të fliste për mediat.
Ish-ministri bëri një telefonatë të fundit dhe tani është në pritje të prangave për ta çuar pas hekurave. Procesi nisi 5 vite më parë pas denoncimit të ish-oficerit Dritan Zagani.
Tahiri pritet që brenda 45 ditëve të bëjë rekurs në gjykatën e Lartë.
/5pyetjet.al