Gazetari Artan Hoxha thotë se Saimir Tahiri gjatë qëndrimit në detyrë ka dëgjuar dhe regjistruar e administruar shumë prova, por ngre pyetjen, tani që shkoi pas hekurave, a do të rrëthehet apo do të pranojë fatin e tij?
“Maks Haxhia, avokati i Tahirit:
“Visi, çoji dy paketa….”
Tahiri besoi shume, se do t’i shpetonte pikerisht kesaj fjalie, thene nga avokati i tij tek dera e gjykates. Por nuk ja doli…
Padiskutim qe Saimir Tahiri, si ministri i brendshem me jetegjate i 32 viteve te postkomunizmit, di shume per ATA dhe ATË atje larte..
Si ish-minister i brendshem dhe si krahu i djathte i kryeministrit ne detyre, Tahiri ka pare shume gjera,
ka degjuar shume gjera te tjera,
ka rregjistruar dhe administruar shume prova.
Por qe nga mbremja e sotme, Tahiri, me shume se sa te rrefeje te verteten e asaj çfare di, duhet te mendoje t’u mbijetoje qelive te burgut, ku ndodhet 24 ore ne 24, nen kontrollin e ATYRE atje larte…
Ne fund te fundit, hakmarrja eshte nje pjate qe sherbehet e ftohte.
Tahiri, tashme si “koke turku” ne burg, ka kohen e mjaftueshme per te vendosur se çfare do te beje, do te rrefehet apo do pranoje fatin e tij…
Jeta vazhdon…
Ne foto: Ministri i Brendshem Tahiri dhe kryeministri Rama, gjate nje takimi ne Shtepine e Bardhe me presidentin amerikan Barak Obama dhe presidentin aktual, Xho Bajden” shkruan Hoxha.
/5pyetjet.al