-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vjosa Osmani si Ibrahim Rugova, thotë ministri i Bujqësisë

Kryesoret

Ministri i Bujqësisë Faton Peci deklaroi se presidentja Vjosa Osmani dhe ish-presidenti Ibrahim Rugova, janë dy nga figurat më të rëndësishme në Kosovë.

Ai tha se Osmani është duke e përfaqësuar Kosovën në mënyrë dinjitoze, e ndoshta sipas tij, edhe përtej saj, krahasuar me Rugovën.

“Vjosa Osmani është bashkë me presidentin e ndjerë Rugova, dy nga figurat më të rëndësishme dhe me përfaqësimin më dinjitoz që e kanë dhënë, në të kaluarën Rugova, ndërsa aktualisht Vjosa Osmani është duke e përfaqësuar Kosovën po aq dinjitoze, ndoshta në disa aspekte të prezantimit edhe përtej saj”, tha ai.

“Presidenti Rugova ka pasur një afinitet të krijojë miq dhe aleanca, secili i ka pjesët më të forta ose të dobëta. Pjesa më e fortë e presidentes Osmani është prezantimi shumë dinjitoz para forumeve, ku me një audiencë mundet të ketë edhe personalitete, figura shumë të rëndësishme politike, të komunitetit të biznesit dhe çështje tjera. Vjosa e ka këtë aftësi edhe këtë afinitet që të prezantojë në mënyrë briliante. Avantazhi i saj është njohja e shumë gjuhëve të huaja që ia mundëson një prezantim shumë të lartë e dinjitoz në arenën ndërkombëtare”, deklaroi Peci në Kanal 10.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit