-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

WizzAir në Kukës, Rama: Fluturime me 19 euro, do heqim taksën e kufirit

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama fluturoi nga aeroporti i Rinasit në atë të Kukësit paraditen e së premtes me një avion të kompanisë WizzAir, ku dha edhe lajmin se kjo kompani fillon prenotimet për katër destinacionet e para nga dy herë në javë, drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës.

Rama theksoi se ka diskutuar me kreun e kompanisë që të ketë edhe fluturime drejt Londrës. Rama tha se fluturimet nga Kukësi do të nisin nga 19 euro, kjo edhe për shkak se ashtu siç e bëri të ditur kreu i qeverisë, do të hiqet taksa e kufirit.

“Nga maji do jenë destinacione të vijueshme, jo vetëm për sezonin. Me drejtorin e kompanisë kemi diskutuar edhe për destinacionit tjetër të rëndësishëm, që është Anglia. Nuk i ndahem Kukësit dhe ditës kur kur ‘the London boys’ të kenë fluturime nga Kukësi në Londër, me tarifa simbolike. Udhëtimet me katër destinacione drejt Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës kanë kosto 19 euro.

Aeroporti i Tiranës, nga një aeroport jo konkurrues, u bë shumë konkurrues. Me lëvizjen tjetër të radhës, për heqjen e taksës së kufirit nga aeroportet do ketë një tjetër ulje të çmimeve të qytetarëve. Do hapen vendet e punës që të rinjtë të punësohen në këto kompani”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit