-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zemërimi gjerman pasi Rusia mbyll transmetuesin ndërkombëtar Deutsche Welle

Kryesoret

Gjermania dhe BE-ja kanë dënuar vendimin e Rusisë për mbylljen e zyrës së Moskës të transmetuesit publik ndërkombëtar Deutsche Welle (DW).

I gjithë stafi i DW ka humbur akreditimet e shtypit dhe kanalit i është ndaluar transmetimi në Rusi.

Ministri i Kulturës i Gjermanisë tha se masa ishte “e papranueshme në asnjë mënyrë”.

Rusia argumentoi se po hakmerrej pasi rregullatorët gjermanë vendosën që një kanal i ri televiziv shtetëror rus, RT DE, nuk kishte një licencë të përshtatshme për të vepruar.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova u duk se i ofroi një zgjidhje qeverisë gjermane të premten, duke thënë se nëse Gjermania do të ndryshonte vendimin për të normalizuar situatën, atëherë do ta bënte edhe Rusia.

RT ka kanale në anglisht, frëngjisht dhe spanjisht dhe nisi kanalin e saj satelitor në gjuhën gjermane në dhjetor 2021, duke përdorur një licencë nga Serbia, jashtë Bashkimit Evropian.

RT shihet gjerësisht si një zëdhënës për Kremlinin dhe autoriteti gjerman i licencimit Zak tha se nuk kishte leje të BE-së. Kanali u hoq nga rrjeti satelitor i Evropës brenda disa ditësh.

Drejtori i Përgjithshëm i Deutsche Welle, Peter Limbourg tha se vendimi rus për mbylljen e zyrës së DW ishte një reagim totalisht i tepruar dhe “një tjetër shenjë se qeveria ruse nuk është e interesuar për lirinë e shtypit”.

Shefi i zyrës së Moskës, Juri Rescheto tha se lajmi për mbylljen e zyrës së tij në orën 09:00 të së premtes erdhi papritur: “Ka shumë pyetje teknike dhe ligjore. Deri më tani, ne e dimë vetëm se duhet të kthejmë akreditimin tonë të shtypit, dokumentat”

Ministrja e Kulturës Claudia Roth i bëri thirrje Rusisë të mos “abuzojë me problemet e të drejtave të licencës së RT për një reagim politik”.

RT është përballur me vështirësi edhe me kanalin e saj në gjuhën angleze. Ajo u gjobit me 200,000 £ nga rregullatori i Mbretërisë së Bashkuar Ofcom për dështimin në “ruajtjen e paanshmërisë së duhur”.

Transmetuesit e tjerë publikë të Gjermanisë shprehën mbështetjen e tyre për Deutsche Welle-n dhe Federata Gjermane e Gazetarëve bëri thirrje për heqjen e menjëhershme të ndalimit.

Në një lëvizje të veçantë, ministri i drejtësisë i Letonisë tha se do t’i ofronte DW-së të zhvendoste zyrën e saj në kryeqytet, Riga.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se po fillonte gjithashtu një procedurë për të etiketuar Deutsche Welle-n si një agjent të huaj, një term i përdorur nga sovjetikët për të synuar disidentët politikë.

Gazetarët janë përjashtuar dhe organizatat janë mbyllur në muajt e fundit nga autoritetet ruse.

/5Pyetjtet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit