Armand Mici është personi që u gjet i djegur mbrëmjen e djeshme brenda makinës në Krrabë të Elbasanit rreth orës 22:30, në rrugën e vjetër. Trupi i 32-vjeçarit nga Elbasani u gjet brenda një makinë totalisht të shkrumbuar.
Nga të dhënat paraprake rezulton se Mici ka blerë një sasi benzinë në një karburant dhe në kushtet e depresionit, dyshohet se është vetëdjegur brenda makinës së tij tip “Volksëagen Passat” me targa AA 273 NU. Ai ishte biznesmen në fushën e tregtimit të automjeteve. Mici nuk ka problem me ligjin, pasi ka precedent penale.
Megjithatë dosja është ende e hapur dhe nga grupi hetimor vazhdon kryerja e veprimeve të mëtejshme për sqarimin e çdo rrethane që mund t’i shërbejë hetimit, ndërkohë që nuk përjashtohen as pistat e tjera.
/5pyetjet.al