Anija peshkatare në pronësi të firmës holandeze FV Margiris, me flamur lituanez, “zbrazi” më shumë se 100 mijë peshq të ngordhur në brigjet e Francës në Atlantik.
Ngjarja thuhet se ka ndodhur të enjten e kaluar, më 3 shkurt, për shkak të problemeve me rrjetet e anijes, me zyrtarët e FV Margiris që pretendojnë se ajo që ka ndodhur ishte “shumë e rrallë”.
Aktivistët e organizatës “Sea Shepherd” kanë publikuar foto ku shihet se rreth 1000,000 peshq të ngordhur kanë arritur të mbulojnë rreth 3,000 metra katrorë ne sipërfaqen detare.
FV Margiris ka qenë në shënjestër të reagimeve në të kaluarën, duke tërhequr zjarrin e organizatave mjedisore për mënyrën e peshkimit.
/5pyetjet.al