-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pezullohet polici që kritikoi kompensimet e deputetëve dhe mos dhënien e shpërblimeve për uniformat

Kryesoret

Efektivi I policisë Amir Hoxha, i cili kritikoi shpenzimet e deputetëve dhe shprehu pakënaqësinë e tij për mospagesën e dietave për policët, është pezulluar nga detyra për tre ditë.

Hoxha përmes një postimi në Facebook, ditën e premte shkroi se nuk janë duke marrë shtesat për dietat, pavarësisht se iu takojnë me ligj.

Sipas Hoxhës, për ankesat ai është pezulluar përkohësisht nga puna.

“Paratë e dietave për Policinë si dhe shtesat për punë jashtë orarit nuk jemi duke i marrë përkundër se na takojnë me ligj, me arsyetim të mungesës së buxhetit, por nuk paskan pasur faj se rezervarët e karburantit të deputeteve që në emër të modestisë dhe gënjeshtrave publike gjatë fushatave politike fituan ulëse dhe privilegje qenkan me primare”, kishte shkruar polici Hoxha ditë më  parë.

Më poshtë reagimii i tij të plotë pas pezullimit:

Miq të nderuar:

Sapo mora njoftimin për suspendim të përkohshëm timin në afat prej 3 ditësh lidhur me një postim qe e kam bërë me datën 04.02.2022 ne lidhje me pakënaqësinë time për mospagesën e shujtave për policët ne kryerje të detyrës e qe ligjërisht na takojnë .

Suspendimi vjen me pretekstin se unë kam kryer vepër penale apo shkelje të rëndë disiplinore, e që me sa di unë me njohurinë time si jurist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës “fjala e lirë apo shprehja e një pakënaqësie e cila është e bazuar në ligj” nuk paraqet vepër penale .

Edhe njëherë e potencoj se qëndroj prapa fjalës sime me ndërgjegje dhe me përgjegjësi të plotë prapa postimit tim në lidhje me diskriminimin e kundërligjshëm që po na bëhet në pagë, që për këtë edhe kam bërë padi në Gjykatën Themelore .

Deri sot të paktën kam besuar se jetoj në një vend demokratik, dhe se fjala e lirë mbrohet dhe ruhet si vlerë dhe se vetëm në regjimet autokratike totalitare sanksionohet me ligj, që shkel masovisht drejtat themelore të individit në veçanti dhe shoqërisë ne përgjithësi .

Mirëpo në këtë pikë pasna gabuar sepse Pushteti atëherë kur po u lëkundkan interesat e veta elektorale po i goditka edhe instrumentet e veta që vet i përdor për ruajtjen e qenësisë së po atij pushteti .

Kërkesat e mija të ligjshme do t’i adresoj në të gjitha institucionet ligjore që mbrojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut duke i përfshi gjykatat, ombuspersonin si dhe organizatat që merren për mbrojtjen e drejtave dhe lirive themelore të njeriut .

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit