Shqipëria rezulton ndër vendet që përmbushin dhe tejkalojnë standardin e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes, në një kohë kur SHBA po kërkon rritje të përgjegjësisë nga aleatët për sigurinë kolektive.
Sipas të dhënave të publikuara në një tabelë të paraqitur gjatë një interviste të ambasadorit amerikan në NATO, Matthew Whitaker, Shqipëria figuron me shpenzime të konsiderueshme për mbrojtjen në periudhën 2014–2025.
Ndërkohë, sipas buxhetit të ri, vendi arrin 2.6% të PBB-së për mbrojtjen, duke tejkaluar objektivin minimal të NATO-s prej 2%, ndërsa parashikohen edhe investime të reja dhe shtim i efektivëve.
Në këtë kuadër, Shqipëria vlerësohet si një aleat që kontribuon në mënyrë aktive në strukturën e sigurisë së aleancës.









