-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama flet për herë të parë për dënimin e “kampionit” Saimir Tahiri: E dija…

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama nuk pranoi që të komentonte vendimin e Gjykatës së Apelit që dënoi ish-ministrin e tij të Brendshëm, Saimir Tahiri, që pak vite më parë e cilësonte si “kampion”.

Unë nuk komentoj asnjëherë vendimet e gjykatave. E kam ditur mirë se çfarë kam bërë kur kam udhëhequr reformën në drejtësi.

100 herë të kthehesha pas, do bëja të njëjtën gjë” tha Rama në konferencën për mediat për çështjen e konfliktit Rusi-Ukrainë.

Kreu i qeverisë tha se do të ketë momente të tjera për të folur për reformën në drejtësi.

Sot jemi këtu për një çështje tjetër me një rëndësi shumë të madhe nuk do të doja të shfokusoheshim. Për ecurinë e reformës në drejtësi do të kemi kohë të flasim” u shpreh Rama.

Saimir Tahiri u dënua me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre, pasi gjykata e gjeti fajtor për lidhje me grupin e Habilajve, që janë dënuar për trafik droge nga Shqipëria në Itali në 2016.

Mbrëmë Saimir Tahiri kaloi natën e parë në qelinë e burgut “313”-të në Tiranë.

Fjalimi i plote

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit