-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama qesh me letrën e Rusisë dhe e lidh me PD-në: Katund i madh, por ka rrezik për luftë

Kryesoret

Me një buzëqeshje ironike. Kështu iu përgjigj Edi Rama letrës që Moska zyrtare që i dërgoi për të shprehur qëndrimin lidhur me Ukrainën. Kjo letër, tha kryeministri u ka shkuar të gjitha vendeve të NATO-s dhe OSBE-së, por asnjëra nuk i është përgjigjur.

Ajo letër nuk i drejtohet Shqipërisë, por të gjitha vendeve të NATO-s dhe OSBE-së. Asnjë qeveri nuk është marrë me atë letër publikisht. Cdo qeveri e ka marrë atë letër, e ka lexuar, po e lexon, qëndrimet tona janë publike dhe të qarta, të drejta” tha ai.

Pak ditë më parë Sali Berisha e cilësoi letrën si kërcënim që Rusia po i bënte Shqipërisë, por Edi Rama kishte këtë përgjigje.

Nuk kemi asnjë problem me Rusinë, nuk është armik i Shqipërisë. Por ne kemi një ndarje shumë të qartë dhe gjithë zhurma për letrën është pjesë e një zhurme folklorike në katundin e PD-së. Nuk ka lidhje me ne. Është një zhurmë mes katundit të të marrë që ka marrë peng demokratët”.

I pyetur nga gazetarët nëse shikon rrezik potencial për luftë në Ukrainë, kreu i qeverisë shqiptare nuk e mohoi.

Unë mendoj, kjo është shumë, unë ndaj mendime, që ky është një konflikt goxha i rrezikshëm dhe tensioni në rritje është patjetër një potencial rrezikshmërie të lartë dhe bëj pjesë në atë grup që besojnë që rruga; bisedime me Rusinë për të gjetur pika shtensionimi dhe për të hapur një proces shumë të vështirë dakordësimesh”.

Por a ka lidhje vendosja e trupave speciale e SHBA në Shqipëri me atë që po ndodh në Ukrainë?

Në këtë botë të gjitha kanë lidhje. Me siguri edhe kjo mund të ketë” përfundoi ai duke lënë të kuptohet se është koordinim.

Fjalimi i plote

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit