Presidenti turk, Erdogan ka deklaruar me anë të një postimi në Twitter, se është infektuar me Covid-19 së bashku me bashkëshorten e tij.
Gjithashtu ai ka thënë se do të vazhdojë të punojë nga shtëpia.
“Pasi përjetuam simptoma të lehta, unë dhe gruaja ime dolëm pozitivë për Covid-19. Fatmirësisht kemi një infeksion të lehtë, të cilin mësuam se ishte varianti Omicron. Ne jemi në detyrë. Ne do të vazhdojmë të punojmë në shtëpi,” shkruan Erdogan.
/5pyetjet.al