Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri mbrëmë kaloi natën e parë në burgun “313”-të në kryeqytet, ku u vendos në godinën nr.2, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, duke e dënuar atë me 5 vite burg për shpërdorim detyre, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë 3 vite e 4 muaj burg.
Tahiri mësohet se ka qëndruar vetëm në qeli dhe e vetmja gjë që i është lejuar janë paketat e cigares që mori përpëra se t’i viheshin prangat.
Tahiri u akuzua për veprat penale: trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturar kriminal dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal, por në fund u dënua për shpërdorim detyre, pasi gjykata tha se u vërtëua bashkëpunimi me grupin Habilaj.
Brenda 45 ditëve pritet që avokati Maks Haxhia të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë.
/5pyetjet.al