Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nuk heq dorë nga beteja me FSHF-në për kreun e ri të qeverisë së futbollit shqiptar. Dy ditë më parë në Shqipëri erdhi presidenti i UEFA-s, Ceferin, që kërkoi që politika të rrijë larg sportit.
Veliaj tha te “Kjo Javë” se fakti që UEFA do të sjellë monitorues tregon se ngritja e zërit për transparencë ia ka vlejtur.
“Ceferin i pari ka dhënë shembullin model. Po flasim për Dukën e Shijakut dhe jo të Uellsit. E ka caktuar vetë mandatin tretë herë. Kur u caktua vetëm tre herë, nëse nuk jep në 12 vite nuk ke cfarë japësh.
Fakti që kur thua unë dua mandatin e 6 tregon se nuk ka princip. Patjetër politika jashtë, por kryetarët e bashkive janë administratorë, kanë përqindje, aksione.
Dhe për herë të parë u kërkua transparencë. Premtimi i Ceferin për të sjellë vëzhgues, do të thotë se beteja ia paska vlejtur”.
Për Veliajn nuk do të ketë zgjedhje në 2 mars. “E shoh të pamundur që të ketë zgjedhje në 2 mars.
Nëse dikush nxiton të bëjë zgjedhje kur në fakt u arrit një marrëveshje për të parë parregullsitë!
Do të ishte në pjekurinë dhe burrërinë e Dukës që të tërhiqet” tha ai.
Ai tha se nuk ka asgjë personale me Armand Dukën dhe se kohët e fundit është ulur disa herë me të për organizimin e finales së Conference League.
Veliaj lëshoi akuza kundër Dukës edhe për lojtarët e kombëtares. “Sikur i tha Xhakës (Taulant Xhakës) po nuk ke 100 mijë euro nuk luan me kombëtaren”.
/5pyetjet.al