-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Botohet Antologjia e Artit Bashkëkohor Botëror/Shqipëria bëhet pjesë e saj, emri i artistit që na përfaqëson

Kryesoret

Shqipëria në antologjinë e artit bashkëkohor botëror e konsideruar si ‘guidë’ për kontekstin artistik ndërkombëtar. 81 vjet art, Shqipëria bëhet pjesë e saj, përmes artistit shumëdimensional Shpend Bengu.

Shqipëria ka zyrtarisht përfaqësuesin e saj në Antologjinë e Artit Bashkëkohor Botëror për vitin 2021. I përzgjedhur nga Shtëpia Botuese “De AGostini” në Itali në bashkëpunim me stafin e “Start Grup” artisti Shpend Bengu është pjesë e botimit 1000 faqësh, që do të shpërndahet në të gjithë botën. Raporton Rerort Tv.

Për argumentet dhe personalitetet që kontribuojnë në realizimin e saj, antologjia konsiderohet si një copëz muzeu në letër i artit dhe shërben si ‘guidë’ për institucionet dhe artistët.

Me zanafillë në vitin 1940, ky edicion përfshin mbi 8 dekada të artit bashkëkohor botëror dhe është kuruar nga Stefania Pieralice. Të përzgjidhesh për një antologji të tillë, sjell një sërë avantazhesh dhe mundësish për karrierën artistike, për tu përfshirë në ngjarje artistike apo akademike.

Nga Muzeu MAXXI, në Universitetin e “La Sapienza-s” e Bienalen e Venecias, antologjia është prezantuar ndër vite në institucionet më prestigjioze në botë. Me një eksperiencë të pasur në fushën e Artit, Multimedias dhe Trashëgimisë Kulturore brenda dhe jashtë vendit, Bengu përbën një paketë joshëse për institucionet kulturore.

Ky është vetëm suksesi i tij i radhës pas një sërë çmimesh kombëtare e ndërkombëtare siç është “Painting Prize”, në Bienalen e Artit Bashkëkohor në Bienale të Austrisë.

/5Pyetje.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit