-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Veliaj u mburret shqiptarëve se Dumanin e ka në xhep

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij për mbështetësit demokratë, u ndal sërish tek korrupsioni në Bashkinë e Tiranës.

Berisha hodhi akuza të forta ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj në lidhje me drejtësinë, kjo pas deklaratës së këtij të fundit se do të shkojë vullnetarisht në SPAK për të dorëzuar disa dokumenta.

Deklaratë për të cilën Berisha shprehet, se Veliaj e ka në xhep SPAK-un.

“Sot ky krye-hajn i bashkisë Tiranë me mburrje u thotë shqiptarëve se Dumanin e ka në xhep dhe skapin e ka në qese.

Erion Veliaj guxoi të fyejë protestuesit, ti quajë lepuj. Tani i them atij, priti, rri në zyrë, të garantoj se do të duken luanë dhe tmerr.

Erion, më mirë shko vetë dhe strehou te 313, mos e prit gjyqin në sheshin Skënderbej, shko atje te Molla, tek Tusha, shko se ata bëjnë burgun për shkakun tënd.

Shko dhe mos mashtro se nuk ka Duman në botë që të mbron ty.

Erion, zemërimi dhe revolta e qytetarëve të Tiranës është e pakufishme sepse e pakufishme ishte vjedhja që u ke bërë ti atyre.

Sepse e pakufishme ishte poshtërimi që u ke bërë ti atyre.

Sot ti u the tiranësve se unë e kam blerë skapin, se unë i kam dhënë ndërtesën.

Po me se ishte ndërtuar ajo ndërtesë, që u transferua tek skap? Me pensionin e mamasë?

E kujt ishte, nga dolën fondet që u ndërtua ndërtesa?

Apo i kujtove Damani dhe Zamanit pazaret e fëlliqura që keni bërë njëri me tjetrin dhe i the mos guxo se bashkë me ndërtesën të kam futur në thes.

Erion, qytetarët e Tiranës nuk e presin nga Damani, shpëtimin e bashkisë, çlirimin e bashkisë. Ata  e presin nga zemërimi, guximi i tyre” tha ish-kryeministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit