Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 6 viktima nga COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar 1 mijë e 283 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 4 mijë e 397 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 187 mijë e 508.