Dy persona janë marr peng dhe janë dhunuar nga tre të tjerë në qytetin e Beratit.
Gjatë ditës së sotme policia arrestoi tre pengmarrësit Hamit Kanani, Arben Bilçari dhe Edmond Hoxha duke liruar kështu L.B., 39 vjeç dhe B.H., 40 vjeç.
Këta të fundit mësohet se kishin marr shuma të mëdha lekësh borxh dhe nuk i kishin kthyer.
Sipas policisë viktimat janë mbajtur peng në makinë në periferi të qytetit.