-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Momente emocionuese! Polici puth në faqe vogëlushin që do i shembet shtëpia

Kryesoret

Ditën e sotme banorët e katër lagjeve në Tiranë protestuan përpara Kryeministrisë, pasi do iu shemben shtëpitë si pasojë e faktit se preken nga projektet që do të zhvillohen.

Por më shumë se thirrjet, ultimatumet dhe kërcënimet e prindërve, të gjithë vëmendjen e morën fëmijët.

Vogëlushët fillimisht, të gjithë njëzëri kishin një apel për të parin e vendit. “Xhaxhi Edi, të lutem mos na i prish shtëpitë, se nuk kemi shtëpi tjetër”.

Por nuk e lanë më kaq. Teksa prindërit dhe gjyshërit e tyre mbanin pankarta në duar dhe bënin thirrje për dëmshpërblim të drejtë, fëmijët u ulën në tokë dhe mbi një fletë të bardhë vizatuan shtëpitë.

Më pas u ngritën në këmbë dhe u drejtuan për tek kordoni i policisë për t’jua drejtuar efektivëve. Skena ishte mjaft prekëse. Fëmijët zbusin cdo zemër. Edhe ata me uniformë. Njëri prej policëve e mori letrën dhe më pas e puthi në faqe vogëlushin që pas pak ditësh do i shembet shtëpia.

Banorët e zonës së “5 Majit”, Laprakës, Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit protestuan ditën e sotme përpara Kryeministrisë.

Ata preken nga unaza dhe projekti te “5 Maji”. Në protestë për të shprehur pretendimet e tyre ishin fëmijë e të moshuar.

Banorët kundërshtojnë marrëveshjen që u është propozuar, pasi shprehen se nuk është në proporcion me atë që po iu merret.

Me pankarta në duar banorët kërkuan dëmshpërblim të plotë.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit