Ilir Meta ka sfumuar thirrjet e tij për luftë me sfurqe, kosore dhe prerje dore para 25 prillit, duke i cilësuar si metafora dhe epitete letrare.
“Kam mbi 3 vite nën hetim nga komisione qesharake, pse kam mbrojtur interesin kombëtar, sovranitetin dhe integritetin e Shqipërisë.
Ndaj nuk mërzitem pse jam i pari President që çohet në Gjykatën Kushtetuese me akuzën për “Agjitacion-Propagande”.
Me vjen për të qeshur që gjykohem për çështje të karakterit letrar, për metaforat dhe epitetet qe kam përdorur”, tha Meta.
Pikërisht për këto deklarata të tij, ai u pyet edhe seancën e kaluar në Gjykatën Kushtetuese ku ishin jo 1, por plot 72 pyetje, për të cilat Meta thotë se do i përgjigjet personalisht dhe përpara qytetarëve.
/5pyetjet.al