Policia e Elbasanit ka arrestuar një 31-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim për largim nga vendi i aksidentit. Gjithashtu i riu u kishte ofruar para shërbimeve të policisë Elbasan për ta liruar. Ai kishte nxjerr një kartëmonedha 5.000 lekë duke ja drejtuar punonjësit të policisë, por më pas kartëmonedha është sekuestruar si provë materiale.
Në pranga ka rënë, M. M., 31 vjeç, banues në fshatin Karbunar Lushnje. Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati Policisë Lushnje, për veprat penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.