-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vajzat e showbizit që po shkëmbejnë partnerët?!

Kryesoret

Lidhjet e reja në showbizz-in shqiptarë kanë tërhequr vëmendjen e të gjithë publikut. Lajmet që vijnë nga jeta private e personazheve të famshëm shpesh kanë prishur edhe miqësi. Panoram ka ka listuar disa prej vajzëve të showbizz-it që ‘shkëmbyer’ partnerët.

Fif-Adisi-Adrola Dushi

Fifi dhe ish burri i Adrola Dushit kanë nisur një lidhje. Me të dal nga Big Brother, duket se këngëtarja nga Kosova ka gjetur dashurinë. Në rrjetet sociale qarkullon një video ku ajo dhe Adisi shkëmbejnë disa puthje të nxehta dhe nuk shqetësohen aspak për dhjetëra sy që po i shohin dhe filmojnë. Ky i fundit është i njohur në media si ish-burri i Adrola Dushit.

Bora-Donald-Beatrix

Do ta quanim padyshim trinomi i vitit. Lidhja e Donaldit dhe Borës prej kohësh ka qenë në fokus të mediave. Ndaj kur të dy u puthën në Big Brother, publiku përjetoi një nga momentet më të bukura televizive. Atëherë kur u duk se kjo lidhje u rikuperua, atëherë nisi edhe ‘tronditja’ e madhe. Ndërkohë që Bora brenda deklaroi se po e priste, aktori brenda deklaroi se është vetëm dhe nisi flirtin me Beatrix. Shumë shpejt erdhi dhe puthja me këngëtaren, duke konfirmuar lidhjen e re.

Adrola Dushi-Albin Gashi-Dafina Zaqiri

Edhe vetë Adrola vetëm pak kohë më parë u përfshi në një lidhje, ku ish-i i partnerit të saj nuk ishte pak i njohur. Vitin e shkuar, ajo dhe Albini, djaloshi simpatik që është i njohur edhe në politikën kosovare, patën një lidhje të shkurtër, por pasionante. Ndonëse kurrë nuk u fotografuan së bashku, miqtë flisnin për një raport të konsoliduar. Por Albini në Kosovë, veç përfshirjes në politikë, njihej edhe për lidhjen e tij me Dafina Zeqirin.

Dafina Zeqiri-Krenar Cocaj-Luana Vjollca

Historia më e bujshme e Dafinës do të ishte pikërisht Krenari. Çifti pati një marrëdhënie të gjatë, të komplikuar që përfundoi keq.  Për të gjithë ju që nuk e dinit Krenar Cocaj përpara se të hidhesh në krahët e moderatores së njohur Luana Vjollca ka qenë në një lidhje disa vjeçare me këngëtaren Dafina Zeqiri. Sherre, rrahje, gjyqe, ishin disa nga elementët me të cilat u mbyll kjo lidhje e gjatë. E duket se që nga ajo ditë gjërat kanë ndryshuar. Krenari sot shijon një lidhje me Luanën. Çifti është fotografuar së bashku, ndonëse kurrë nuk kanë folur për këtë raport publikisht.

Dafina Zeqiri- Ledri Vula- Angela Martini

Trinomi i dashurisë me Luanën dhe krenarin, nuk ka qenë i vetmi për Dafinën. Lidhja e saj me Ledrin është ndër më të komentuarat në publik, kjo për faktin edhe të konfliktit që reperi pati me ish-të dashurin e Dafit, Krenarit. Por edhe partnerja paraardhëse e Ledrit ishte një emër i njohur, duke e bërë këtë trinom dashurie edhe më të komentuar.  

Zanfina Ismaili- Faton Shoshi- Era Istrefi

 Prej më shumë sesa 10 vitesh menaxheri i njohur Faton Shoshi ka qenë në një marrëdhënie të gjatë dashurie me këngëtaren Zanfina Ismaili. Më pas ai u përfol se ishte në një lidhje me këngëtaren e njohur Era Istrefi. Shpejt kjo dyshe u shndërrua në kryefjalën e shtypit rozë. Era dhe Fatoni qëndroi bashkë për disa vite, duke pasur edhe një bashkëpunim të ngushtë në karrierë. Por gjithçka mbaroi shpejt, duke mos dhënë shumë detaje për arsyet që e çuan në fund këtë histori të bukur. Tashmë Era dhe Fatoni i kanë dhënë fund edhe bashkëpunimit të tyre, ndërkohë me Zanfinën, ai vijon të ruaj një miqësi të mirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit