-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Klodian Zoto dhe Basha aksionerë te inceneratorët

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha prezantoi sot kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” për zgjedhjet e 6 marsit, Ardian Mukën. Ai u bëri thirrje durrsakve që të votojnë kandidatin e tij.

“Borxhi ka arritur në 103%. 8 miliardë euro u vodhën dhe u shpërdoruan. Varfëria u katërfishua. Në këtë dramë u bë bashkë-autore edhe opozita.

Basha iu premtoi ju 8 vite me radhë primaret dhe bëri emërimet gjithmonë vetë pas mesnate, në kundërshtim me cdo rregull. Ai u zotua se do u mbrojë votën. Por në vend që të protestonim u vërsul për karrigen e tij.

Kur ju tha ju për faqen e tij më të zezë të gjithë shqiptarëve, duke na turpëruar ne dhe cdo shqiptar se “këtu në këtë sallë në 1958 karrige janë 5004 vota”. A ka fyerje dhe turp më të madh?

Ne e filluam me votën. Ne vijmë këtu me  një kandidat që ka çarë me djersën e ballit. Dyert për primare ishin të hapura edhe për Luan Hotin, por nuk donte votën, kishte frikë nga vota juaj, por ne nuk mund ta emëronim atë” tha ai.

Nga qyteti bregdetar, përveç portit, Berisha akuzoi Lulzim Bashën se është bashkë-aksionerë me Klodian Zoton për inceneratorët.

“Afër Durrësit ndodhet një qendër, ka qenë e helmeve më të rënda. Dhe ne me BB që kërkon inkapsulim të shkalle të lartë me 3 mld dollarë e mbyllëm.

Kurse këta, për mbetjet e zakonshme e realizuan me 15 mln euro, 6 herë më të madhe.

Po pse? Sepse janë bashkë aksionerë, Zoto me kompaninë tjetër të Lul Bravës. Kjo është e vërteta” tha ai.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit