Donaldi dhe Beniada kanë pasur një raport të mirë me njëri-tjetrin që prej nisjes së aventurës së tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Në debatin e fundit mes Einxhel dhe Donald , pavarësisht shoqërisë së saj të ngushtë me Einxhel, ndyshe nga disa banorë të tjerë Beniada nuk e refuzoi në asnjë moment praninë e Donaldit .
Mbrëmë ata kanë folur për atë që mendojnë për banorët. Në një moment, Beniada i drejtohet Donaldit duke i thënë se është e lumtur që e ka njohur.
“Për katër muaj kam njohur një Donald pa ditur asgjë dhe të kam analizuar në një mënyrë të pastër ashtu si më ke analizuar ti mua” .
Është ndryshe kur më analizon mua dhe të tjerët që di diçka. Dhe jam e lumtur që kam njohur një Donald të fortë, nganjëherë pak nevrik , por është pjesa jote e bukur.
Sepse mendon se ke të drejtë dhe lufton për të drejtën tënde. Një Donald që në të mirë dhe keq ka mbështetur njeriun e vet.”, tha Beniada.
/5pyetjet.al