-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bozdo: PD ka nevojë për një brez të tretë që e tejkalon Berishën e Bashën

Kryesoret

Për Eno Bozdon, vendi ka nevojë për krijimin e një fronti të gjerë opozitar, megjithatë ai nuk di të thotë nëse koalicioni mes Sali Berishës dhe LSI-së do të vijojë edhe pas zgjedhjeve të pjesshme vendore. I ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babramo’, Bozdo tha me bindje se ky koalicion do të fitojë të paktën 3 nga 6 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet më 6 mars, Shodrën, Dibrën dhe Vorën.

“Në Shkodër kemi mjaft mundësi për të fituam, në Dibër dhe Vorë po ashtu. Janë kohëra të vështira për opozitën, është e vërtetë që është e përçarë, garon në dy grupe, por në zgjedhjet e 6 marsit do qetësojnë opinionin publik për të vërtetën. PD ka gjithë mundësinë të promovojë figura politike për të kapur të gjithë spekterin opozitar. Në këto 4 vite LSI ka qenë opozitë  e vërtetë dhe Presidenti ka qenë institucioni i fundit i pa kapur nga Rama. E rëndësishme është krijimi i një fronti të gjerë opozitar. Nëse do vazhdojë ky koalicion, këtë gjë nuk e them, por gjërat do jenë më të qarta në zgjedhjet e ardhshme vendore”, tha ai.

Në lidhe me situatën në PD, për Bozdon partia ka nevojë për një brez të tretë në krye të saj që e tejkalon Berishën apo Bashën. Sipas tij, roli i fundit i Berishës në karrierën e tij politike është promovimi i një gjenerate të re në PD për t’u përballur me Ramën. Për Bashën, Bozdo u shpreh se po mbanë pa të drejtë vulën dhe selinë e PD.

“Berisha ka dalë 8 vite më parë nga skena aktive politike, por ka qenë një dyshim i dualizmit të vendimmarrjes në PD dhe është e qartë që i shërbente Bashës në mënyrë absolute, sa herë merreshin vendime gabim, ishte hija e Berishës që i vinte kapak. Nga dualizmi ka përfituar Basha. Ai sot është produkti final i Berishës. PD nuk ka promovuar një lider politik kaq shumë sa Bashën. Kjo ka ndodhur nën hijen e rëndë të Berishës. Situata të tilla ku ‘unë i kam marrë vendimet nën trysninë e Berishës unë do jem i lirë…’, këto janë qesharake që as ai nuk i beson. Ai është i paaftë dhe i pazoti, nuk ka as autoritet politik. A ka nevojë PD për Berishën për të fituar zgjedhjet? Mendoj se lidershipi i ri i PD duhet të kalojë dhe Bashën dhe Berishën, por njoh rolin e Berishës për të lëvizur trungun demokrat. Berisha mund të bëhet një instrument i promovimit të një gjenerate  të re të PD, të aftë për t’u përballur me Ramën. Berisha besoj se ka për ta luajtur këtë rol të fundit në karrierën e tij politike. Problematika kryesore është që dikush mban pa asnjë lloj të drejte vulën dhe selinë e PD. Ky nuk është njeri politik”, tha ai.

Kujtojmë se Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi regjistroi koalicionin e partive LSI dhe PDK nën logon “Shtëpia e lirisë” në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, por nuk njohu Komisionin e Rithemelimit. Pavarësisht se të 6 emrat e kandidatëve për kryetar bashkie janë bërë nga Komisioni i Rithemelimit të Sali Berishës, ato do të kërkojnë vota për LSI-në dhe PDK-në.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit